28 Mars 2024

Inspektoriati shpall të paligjshëm zgjedhjen e drejtorit të financave në RTK

Prishtinë, 25 maj - Inspektoriati i Punës aprovon padinë e Sindikatës, shpall të paligjshëm vendimin e drejtorit gjeneral të RTK-së dhe Bordit të saj, për zgjedhjen e drejtorit të financave, administratës dhe zyres ligjore në RTK.

Sipas Inspektoriatit te Punes, kandidatët të cilët i janë nështruar procesit të rekrutimit nuk i kanë plotësuar dy kriteret kryesore të konkursit: kualifikimin dhe përvojën e kërkuar.

 Ky proces ishte monitoruar nga kryetari i Sindikatës Fadil Hoxha dhe për këtë parregullësi Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPRTK) e kishte alarmuar me kohë Bordin e RTK-së dhe publikun e gjerë. Ky vendim i Inspektoriatit të Punës është një dëshmi  më shumë  rreth paligjshmërive në të cilat janë të përfshirë Bordi i RTK-së dhe Menaxhmenti i saj.

 SPRTK kërkon nga Kuvendi i Kosovës që urgjentisht t’i nisin procedurat për shkarkimin e Bordit të RTK-së në mënyrë që të hapet rruga për kthimin e normalitetit në Transmetuesin  Publik.

Sindikata e Pavarur e RTK-së si gjithëherë do të vazhdojë të denoncojë çdo veprimtari të paligjshme dhe në dëm të Transmetuesit Publik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)