04 Gusht 2020

Inspektohet rruga Prizren-Prevallë

Prizren, 1 korrik - Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar se sot me qëllim të parandalimit dhe evitimit të rrezikut që paraqet rruga Prizren-Prevallë pasi ditë më parë kishte shembje të dheut dhe pjesës së murit mbajtës, në kilometrin e 15-të të kësaj rruge në afërsi të fshatit “Gornje selo”, Kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala së bashku me Drejtorin e policisë rajonale Kolonel Faton Alija si dhe përfaqësuesit e njësisë së trafikut rrugor të policisë dhe përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës së bashku më Inspektoret Rajonal të rrugëve kanë dalë në vendin e ngjarjes për të inspektuar dëmtimet të cilat janë bërë në këtë rrugë si dhe të merren masat e menjëhershme që ky problem që konsiderohet emergjent të sanohet dhe të kërkohet përgjegjësi nga organet kompetente.

Qëllimi i këtij inspektimi ishte shikimi i punimeve në atë zone, informimi për veprimet e ndërmarra nga organi kompetent në këtë rast ministria e infrastrukturës dhe parandalimi dhe mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Pas vizitës dhe inspektimit nga përfaqësuesit kompetent është marre vendim që të ndalohen për qarkullim në këtë zone për te gjitha automjetet nga data 02 korrik 2020 deri në një vendim tjetër, si dhe është kërkuar nga përgjegjësit të ndërmerren masa të menjëhershme për të evituar rrezikun që paraqitet në këtë lokacion.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren me njësitë e komunikacionit rrugor do te bëjë bllokimin dhe ndalimin e të gjitha automjeteve që udhëtojnë në rrugën Prizren-Prevallë, dhe njëherit apelojmë të të gjithë qytetarët që dëshirojnë ta shfrytëzojnë këtë rruge të jenë në dijeni se në kilometrin e 15-të të rrugës Prizren-Prevallë ne këtë lokacion ka shembje të rrugës që paraqet rrezik për kalimtarët dhe se rruga do të jete e bllokuar nga data 02 korrik 2020.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

 

- Riccardo Serri, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë do të dorëzojë 30 Ventilatorë të ICU, 200 Pulse Oximeters dhe 20 makina elektrokardiografike Ministrisë së Shëndetësisë në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream on facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)