22 Tetor 2019

Infrakos kërkon ndryshimin e ligjit për hekurudha

Prishtinë, 4 tetor - Me Ligjin aktual për Hekurudhat, parashihet që vija ndërtimore të jetë 25 metra distancë nga aksi i hekurudhës.

Por, kjo distancë duket e madhe për shefin e “Infrakosit” Agron Thaçi, i cili kërkon plotësim ndryshimin e ligjit.

Edhe nëse një pronë është private, sipas ligjit aktual në Kosovë, nuk mund të ndërtohen objekte në afërsi prej 25 metrash nga hekurudhat.  Për shkak të ndërtimeve të tilla, janë ngritur padi të shumta nga “Infrakosi”.

Por, shefi i kësaj kompanie, Agron Thaçi, për Radio Kosovën ka thënë se në ligjin aktual nuk janë marrë parasysh specifikat e rajoneve të caktuara dhe për këtë arsye ai kërkon ndryshimin e këtij ligji.

“Pretendojmë që në një të ardhme të afërt të bëjmë amendamentimin përkatësisht plotësim ndryshimin e ligjit, pikërisht të merremi me këto distanca, sepse konsideroj unë dhe ne në përgjithësi si hekurudhë se gjatë hartimit të ligjit nuk janë marrë parasysh specifikat, nuk janë trajtuar sa duhet hapësirat urbane dhe jashtë-urbane. Por është marrë një shabllon prej 25 metrave që në rastin e Prizrenit, Prishtinës dhe disa komunave nuk është domosdoshmërish të respektohen, mund të jenë distanca edhe më të vogla”, thotë Thaçi.

Ai thotë se në plotësim ndryshimin e ligjit duhet pasur parasysh edhe legjislacionin e vendeve të tjera. Ndërtimet e larta që e kanë shkelur këtë ligji, janë bërë kryesisht në Komunën e Prizrenit. Pasi që rrënimi i tyre duket i vështirë, Thaçi thotë se aty do të ndërtohen mure mbrojtëse.

“Ne me mure mbrojtëse kundër zhurmës, do të barikadohemi aty, do ta shfrytëzojmë pronën tonë, do të krijojmë akces transportit dhe trenit deri në stacion pa asnjë problem. Mirëpo nuk do të jetë e përshtatshme për ata që i shfrytëzojnë ato objekte”, thotë ai.

Shefi i kompanisë që ka mision t’i rrisë dhe mirëmbajë vijat hekurudhore për operim, kërkon edhe ri-funksionalizimin e linjës Xërxe-Prizren, që mund të jetë një linjë turistike. Ai thotë se këtë çështje ia ka hapur edhe kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj. E në hapësirën ku ndodhet stacioni i vjetër i trenit në Prizren, mund të zhvillohet ndonjë projekt atraktiv, ku në mes mund të qarkullojë treni nostalgjik, ashtu siç ekzistojnë nëpër disa metropole botërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 tetor 2019 - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Eqrem Qabej" në Mitrovicë, ku do të takoj drejtoreshën e kësaj shkolle, Remzije Alidemaj, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës, ora 9:50)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet dita e parë e panairit ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit AGROKOS. (Salla 1 Tetori, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosova organizon ceremoninë inauguruese të Punëtorisë “Made in Kosova”. (SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë, Rr. 1 Tetori p.n, Velani, ora 11:00)

- Organizatat joqeveritare Community Building Mitrovica, Mundësia, 7 Arte, Civil Development Organisation, Iniciativa Qytetare Skenderaj organizojnë konferencën e përbashkët të në të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit: Qendra e riciklimit industrial për mbeturinat paraprakisht të klasifikar ose të përziera.  (Community Building Mitrovica, pas ëmbëltorës “Ballkan, ora 11:00)

- Lansohet platforma digjitale në rajon me koncept të "ekonomisë së përbashkët" e cila ju mundëson individëve të përfitojnë nga mjetet e tyre motorike duke i lëshuar ato me qira, si dhe personave të interesuar të marrin makina motorike me qira me cmime më të arsyeshme se nga format trandicionale të makinave me qira. (Objekti i Inovation Center of Kosova, ora 11:00)

- Bëhët promovimi i librit "Me Mall dhe Lot nga Stambolli" të autorit Hamdi Thaqi dhe Nazife Prebreza- Thaqi, që flitet për shpërnguljen e familjes Prebreza nga Toplica. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.51. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Takohen dy grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Selia e LDK-së, “Qafa”, ora 15:00)

- Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës me në ceremoni solemne shënon vitin e 10-të Jubilar Gjyqësor. (Hotel Emerald, ora 17:00)