23 Prill 2024

Haziri inspekton punimet në përmbylljen e rrugë së Cernicës

Gjilan, 28 gusht - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, kanë vizituar punimet në projektin e ndërtimit të rrugës kryesore të Cernicës, i cili është në përfundim e sipër, në gjatësi prej 3 kilometrash dhe me kosto prej 300 mijë euro.

“Jemi në fazën e përfundimit të kësaj rruge, por edhe problemeve të tjera që i ka kjo rrugë. Po punojmë edhe në drejtim të Livoçit në ndërtim të rrugës së dytë dalëse dhe hyrëse për Cernicën. Pjesa e ndriçimit të kësaj rruge do të vazhdohet në vitin e ardhshëm".

"Poashtu, do të vazhdojmë me ndërtimin e shtratit të lumit. Është në grupin e fshatrave model në kuptimin që po shkon në drejtim të përmbylljes së programeve infrastrukturore. Me z. Kadriu si ish-nënkryetar kemi filluar shumë herët t’i programojmë këto projekte dhe e falënderoj për mbështetjen në nivel qeveritar”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Haziri tha se do të vazhdojnë të punojnë në ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Vrapqiq, sikurse edhe në realizimin e projekteve të vogla në Gumnishtën e Poshtme dhe të Epërme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)