25 Prill 2024

Hapet metri i fundit nga tuneli më i gjatë në botë

Gjenevë, 16 tetor - Depërtimi i metrit të fundit të tunelit më të gjatë hekurudhor Gothard Bejz, të gjatë 57 kilometra, duhet të ndodhë sot, kur makina gjigante me emrin “Sisi” duhet ta gërmojë metrin e fundit.

Tuneli i vlefshëm 10 miliardë dollarë kalon përmes masivit Gothard, përgjatë rrugës për në Itali, ndërsa është pjesë e projektit të madh për transport të mallrave nga kamionë në hekurudhë, të inicuar për shkak të druajtjeve se kamionët e rëndë shkatërrojnë peizazhin alpik, transmeton Asoshiejted Press.

Votuesit zvicran, prej të cilëve secili paguan nga 1.300 euro për financimin e projektit, e aprovuan ndërtimin e tunelit përmes një vargu referendumesh para thuajse dy dekadave, ndërsa do të presin edhe disa vite deri në përfundimin e tunelit.

Është bindje e përgjithshme se paratë janë shpenzuar mirë, ndonëse pas 23 viteve ndërtim, tuneli do ta shkurtojë komunikacionin hekurudhor midis Evropës veriore dhe Italisë për vetëm një orë.

Për t’i mbrojtur malet e veta, zvicranët vendosën ta zbatojnë planin e vjetër më shumë se 60 vjet, në vend se t’ua ndalojnë kamionëve të huaj kalim përmes vendit.

Tuneli pritet të lëshohet në përdorim në vitin 2017, kur do ta zbresë nga vendi i parë tunelin japonez Seikan, të gjatë 53,6 kilometra.

14 miliardë dollarë shtesë do të shpenzohen për një varg tunelesh më të shkurtëra dhe lidhje hekurudhor në binarë të shpejtë, që do të mundësojë që trenat me shpejtësi të mëdha nga Gjermania të vazhdojnë drejt Italisë të vozisin me shpejtësi prej 250 kilometrave në orë.

Rreth 13 milionë metra kub gurë i nxjerrë nga malet është shfrytëzuar për rindërtimin e liqeneve alpike, të rrezikuara me nxjerrjen e rrërrës, derisa uji i nxehtë që rrjedhë thellë nën malet dhe mund të ngjitet deri në 50 gradë celsiusë, do të përdoret në basenet për peshq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)