20 Prill 2024

Grevë e shoqërisë ajrore British Airways

Londër, 21 mars - Rreth 12.000 punonjës të shoqërisë ajrore britanike British Airways kanë nisur një grevë triditore. Me të ata synojnë të arrijnë plotësimin e kërkesave të tyre për rritje të pagave dhe ulje të ngarkesës së punës.


"Ekuipazhi i Kompanisë British Airwayis filloi një grevë tre ditore, që mund të rrezikojë qeverinë laburiste, vetëm disa jave para zgjedhjeve. Kjo ndërprerje që bëhet në forme proteste, do të shkaktojë mosfluturimin e mijëra pasagjerëve. Greva do të bëhet sot në mesnatë, dhe do të zhvillohet si të gjitha grevat e tjera, që ne kemi lajmëruar", tha Toni Udli, sekretari i përgjithshëm i kompanisë ajrore.

Fluturimi për në Tel Aviv mbrëmjen e vonë të së premtes së 19 marsit, ishte i fundit që la aeroportin Hethrou të Londrës, para se greva të niste formalisht në mesnatë. Një tjetër grevë katër ditore është planifikuar për në datën 27, të këtij muaji.
Kryeministri Gordon Braun u bëri thirrje të dyja palëve që të zgjidhin mosmarrëveshjet midis tyre sa më shpejt.

Kompania e fluturimeve, British Airways, me një ekuipazh prej 12000 personash, kërkon të ruajë një vjetore prej 62.5 milion paund në vit, në mënyrë që të ketë mundësi për të përballuar rënien e kërkesës, për shkak të çmimeve të paqëndrueshme të karburantit, dhe të konkurrencës në rritje nga transportuesit me kosto të ulët.

Shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Uilli Uolsh thotë se ndryshimet ishin të pashmangshme.

I vetmi synim është që ne të bëjmë më të mirën për Kompaninë. Dhe ajo që është e drejtë në këto momente është që ne të ndryshojmë dhe të vazhdojmë në këtë rrugë, në mënyrë që të kalojmë krizën më të madhe që ka kapur ndonjëherë Industrinë e Ajrore, tha Uolsh.

Por për shumë persona kjo grevë do të sjellë kaos në qarkullimin ajror. Midis tyre janë dhe tre mikesha që kishin planifikuar të udhëtonin në Las Vegas, për të festuar 50 vjetorin e njërës prej tyre.

Jam shumë e zemëruar thotë Tina, sepse ata nuk kishin paralajmërur një grevë të tillë, duke na prishur gjithë planet. Ishte tronditëse thotë ajo.

British Airways ka marrë në punë përkohësisht një ekuipazh prej 1000 personash.

Kompania transporton zakonisht 70 mijë pasagjerë në ditë, dhe ishte planifikuar të udhëtonin 49 mijë gjatë fundjavës së grevës. atë dhe mendoja, 'Dua një prej këtyre'", ka thënë reperi.

British Airways planifikon për këtë vit ndalimin e rritjes së pagave, futjen e punës me orar të shkurtuar dhe zvogëlimin e ekuipazhit shoqërues në fluturimet e gjata.

Për të shmangur problemet për udhëtarët të krijuara nga greva, British Airways ka marrë me qera avionë nga shoqëritë konkurrente, ka organizuar personel vullnetar për shoqërimin e fluturimeve dhe i ka kaluar një pjesë të udhëtarëve në fluturime me shoqëri të tjera. 

Shefi i kompanisë Willie Walsh u kërkoi falje në Yuo Tube mijëra udhëtarëve të prekur: "Më vjen shumë keq. Sot është një ditë shumë e keqe për BA. Jam shumë i zhgënjyer që nuk qemë në gjendje të arrimin një kompromis. E vetmja gjë që dua t'u them klientëve tanë është se për British Airways punojnë mijëra njerëz të mirë të cilët janë gati për t'ju shërbyer."

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)