03 Dhjetor 2022

Greva e punonjësve në Belgjikë shkaktoi ndërprerje e transportit hekurudhor

Bruksel, 5 tetor - Greva e punonjësve të transportit hekurudhor në Belgjikë shkaktoi ndërprerje pasi tre të katërtat e trenave ndalën ofrimin e shërbimit.

Sindikatat e hekurudhës po mbajnë grevë 24 orëshe me arsyen se qeveria federale nuk ka përshtatur buxhetin e hekurudhës për të përmbushur kërkesat e punëtorëve, për mungesë të personelit dhe se nuk ka ndarë më shumë burime për të luftuar kundër përkeqësimit të kushteve në punë.

Në një deklaratë nga sindikatat thuhet se "Po vendosen buxhete për 10 vitet e ardhshme, përfshirë edhe buxhetin e hekurudhave. Duhet të ushtrojmë presion ndaj qeverisë që të sigurojë burim financiar të mjaftueshëm për hekurudhat".

Udhëtimet e trenave u ndalën plotësisht në qytetin Namur dhe Luksemburg si pasojë e grevës e cila ka shkaktuar ndërprerje serioze në transportin publik në mbarë vendin.

Greva e cila filloi dje në orën 22:00 sipas kohës lokale do të përfundojë sot në të njëjtën orë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 dhjetor 2022

- Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda. (Prishitnë, ora 12:05)

- Ndihmës administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar për Europë dhe Euroazi, Ambasadorja Erin E. McKee, do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me akterë të ndryshëm duke përfshirë përfaqësues të Qeverisë, shoqërisë civile, sektorit privat, bartës të rinj të ndryshimeve etj. (Lokalet e Royal Beverages, Velekincë, Komuna e Gjilanit, ora 13:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, do të mbajë tubim me vajza e gra. (Teatrin e Qytetit "Avdush Hasani", ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi do të vizitojë Qendrën e Handikos-it në Podujevë. (Objekti i Qendrës në Podujevë, ora 15:30)

- Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit do të shfaqen filma vendor dhe të huaj, ku do të ketë diskutime me me autorët pjesmarrës! (Kino Armata, ora 17:00)
 
- Mbahet ceremonia e mbylljes së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit më ç'rast do të behët edhe ndarja e çmimeve. (Kino Armata, ora 19:00 )