19 Mars 2024

Gjonbalaj: Kontrata me Dardafon më është prezantuar si urgjente

Prishtinë, 17 qershor - Rexhë Gjonbalaj, në dëshminë e tij para Komisionit Parlamentar për gjendjen e PTK-së, ka thënë se ai është në një proces gjyqësor pikërisht për çështjen e Kontrates me Dardafon.

“Më vjen mirë që mua më jepet mundësi të deklarohem rreth kësaj çështje. Por, nuk e di nëse bëj ndonjë shkelje në raportim derisa jam në proces gjyqësor. Unë kam disponim për t’u deklaruar, vetëm nuk dua të dëmtohem juridikisht. Dua të më siguroni se nuk do të kem pasoja”, ka thënë ai..

Ai ka thënë se kur e ka marrë detyrën, kontrata me Dardafon i është prezantuar nga bordi se është kontratë urgjente.

“Më kanë thënë se është e domosdoshme. Në parim i terë bordi ka qenë pro kësaj marrëveshje, pasi qe interpretimi ligjor ka qenë në rregull. Pjesa e vendimmarrjes ka qenë pa ndonjë dilemë. Unë kam qenë i bindur se ai projekt ka qenë i mirë për Telekomin”, ka thënë ai.

Deputeti Ymeri ka pyetur se si e kanë vlerësuar se kjo kontratë ka qenë me interes, kurse Gjonbalaj, ka thënë se ky projekt ka qenë amerikan dhe se për këtë kontratë interpretimi i ekspertëve ka qenë se “Telekomi ka kapacitete te lira dhe ka zero investim”.

“Kam kërkuar qe pas tri vjetësh të shqyrtohet kjo kontratë, kurse ekspertet kane vlerësuar se nuk do te duhej investitorët të frikësohen”, ka thënë Gjonbalaj.

Ndërsa deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, tha se rasti në Arbitrazh është humb qëllimshëm, pasi dokumente që kanë qenë në favor të Telekomit janë fshehur.

Edhe Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka kundërshtuar Gjonbalajn, për çështjen e ofrimit të shërbimeve të internetit 3G dhe 4G, për të cilën Gjonbalaj tha se nuk ka qenë e cekur në kontratë.

Aliu ka prezantuar një dokument të grupit të ekspertëve të Telekomit, në të cilën sipas Aliut, në kontratë është e shkruar që Telekomi do t`i ofroj shërbimet e internetit për Z Mobile.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)