19 Prill 2024

Gjilani nis investimet në ndërtim të infrastrukturës në lagjen Porodin

Gjilan, 3 korrik - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se së shpejti do të nisin punimet për investimin e rrjetit të të ujërave të zeza dhe asfaltimin e të gjitha rrugëve në lagjen Porodin, me një kosto prej mbi 570 mijë euro të cilat parashihen me kontratën e nënshkruar gjatë ditës së sotme.

Haziri ka thënë se mjetet e investimit në këtë lagje janë 300 mijë euro nga granti i performancës që Komuna e Gjilanit ka fituar nga bashkëpunimi me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe DEMOS-it, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve prej mbi 170 mijë euro e ndan Komuna e Gjilanit nga buxheti i vet.

Kryetari Haziri ka thënë, gjithashtu, se kjo ishte lagja me gjendjen më të vështirë në komunën e Gjilanit, mirëpo sipas tij, me investimin e rrjetit të ujësjellësit në fazën e mëhershme dhe në këtë fazë me investimin e këtij projekti, do të bëhet një lagje e kompletuar me infrastrukturën publike.

Ai tha se do të vazhdohet me dinamikë të shtuar në kuadër të trajtimit të të gjitha lagjeve e fshatrave të Gjilanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)