18 Prill 2024

Gjermani - së shpejti në aeroporte metoda e skanimit të trupit

Berlin, 8 gusht - Në Gjermani do të vihet brenda  javëve të ardhshme në aeroporte në përdorim metoda e shumëpërfolur e skanimit të trupit për arsye kontrolli.

Në fund të muajit shtator do të fillojnë testet e para në aerportin e Hamburgut, bën të ditur ministri i brendshëm gjerman Thomas de Maizière në gazetën \"Bild am Sonntag\". 

Politikani kristian-demokrat thekson se të ashtuquajturit \"skanerat e trupit\" në të cilët dallohet çdo detaj i trupit njerëzor, nuk do të vihen në përdorim në Gjermani.

Skanerat që do të përdoren nëpër aeroporte nga qeveria gjermane, i tregojnë personat që do të kontrollohen si \"viza të holla\" në monitor.

Të dhënat që mblidhen gjatë këtij kontrolli, do të shuhen menjëherë më pas. Gjatë fazës testuese, pasagjerët do të vendosin vetë nëse duan apo jo të skanojnë trupat e tyre në aeroport. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)