18 Gusht 2019

Gashi dhe Shatri - Berisha intervistohen nga Komisioni Hetimor për PTK-në

Prishtinë, 5 gusht - Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në Postë Telekomin e Kosovës (PTK) dhe Vala interviston sot Kryesuesin e Bordit të Drejtorëve në Autoritetit Rregullator te Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi.

Po ashtu Komisioni ne mbledhjen e sotme interviston edhe Kryesuesen e Bordit të Drejtorëve në Telekomit te Kosovës, Besa Shatri - Berisha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2019

 - Në ditën e tretë të Festes së Vjeljes së Rrushit Hardh Fest hapet panairi i rushit, rakisë, verës dhe gaztronimisë. (Rahovec, ora 10:00)

- Komuna e Podujevës Federata e Triathlonit e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Podujevës organizon Kosova Sprint Triathlon në disiplinat 750m Notë 20Km Çiklizëm dhe 5Km Vrapim Meshkuj dhe Femra. (Orllan, ora 10:00)

- Mbahet Be Hardh Fest, aktivitet ky ku turistët do të kenë mundësi të përjetojnë një ditë pune në vjeljen e rrushit. (Rahovec, ora 11:00)

- Produksioni ndërkombëtar Youth Bridge Global, së bashku me aktor të rinj vendas, sjellin në Kosovë shfaqjen e Shkaspeare-it! (Fshati Kukaj, ora 15:00)

- Në ditën e tretë të Festes së Vjeljes së Rrushit Hardh Fest organizohet aktiviteti Hardh Poezi. (Muzei i qytetit te Rahovecit, ora 18:00)