28 Mars 2024

Gap dhe Kosovo 2.0 diskutojnë për rritjen e çmimit të sigurimit të veturave

Prishtinë, 29 nëntor - Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë tryezën virtuale ku do të diskutohet për rritjen e çmimit të sigurimit të veturave.

Nga data 15 nëntor e vitit te kaluar ka hyrë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që çmimi i sigurimeve të veturave të rritet për 26 për qind.

GAP dhe Kosovo 2.0 theksojn se sektori i sigurimeve në Kosovë është mjaft i vogël por ka një numër problemesh.

Në vitin 2019, tri nga 14 kompanitë e sigurimeve ishin të nën kapitalizuara.

Në anën tjetër, një numër i madh i veturave në Kosovë qarkullojnë të pasiguruara gjë që ndikon në uljen e profitit për këto kompani.

Primet nga përgjegjësia motorike përbëjnë të hyrat kryesore apo mbi gjysmën e të hyrave nga primet për kompanitë e sigurimeve jo-jetë në Kosovë.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)