18 Prill 2024

Funksionalizohen semaforët në qytetin e Mitrovicës

Prishtinë, 6 shtator - Në kuadër të prioriteteve në përmirësimin e jetës së qytetarëve, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë ka përfunduar me implementimin e projektit për vendosjen e semaforëve në qytetin e Mitrovicës.

Semaforët janë vendosur në tri pikat më kryesore të qytetit tek ish-hotel Adriatiku, vendkalimi i hekurudhës (rruga “Shemsi Ahmeti”) dhe stacioni i Autobusëve.

Me këtë rast drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, gjatë inspektimit të punimeve tha se ky projekt është tejet i rëndësishëm, pasi që do të mundësoj një qarkullim më të mirë të automjeteve dhe qytetarëve në qytet.

“Janë tri pika në fillim dhe në të ardhmen besoj se do të vendosen edhe në pika të tjera, sipas nevojës”, tha drejtori Muja.

Po ashtu drejtori Muja bën apel tek Policia e Kosovës të ndërmarrin aksion për largimin e automjeteve të cilat parkohen afër semaforëve dhe pengojnë komunikacionin.

Nga ana tjetër, qytetarët mitrovicas e kanë mirëpritur realizimin e këtij projekti duke e konsideruar si të domosdoshëm për qytetin e Mitrovicës, në të njëjtën kohë ata kanë falënderuar drejtorin Muja për angazhimin e tij të palodhshëm në krijimin e kushteve dhe sigurimin e një jete dhe mirëqenie më të mirë për qytetarët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)