26 Nëntor 2020

FSP-PTK ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës kundër ish drejtorit Haxha

Prishtinë, 21 tetor - Federata sindikale e pavarur e postes dhe telekomunikacionit të Kosovës (FSP-PTK) ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për lidhjen/shkëputjen e kontratës së dëmshme më operator ekonomik ndërkombëtar Amdocs, ku Telekomi i Kosovës ka paguar gjobë ndaj kompanisë rreth 10 milion euro.

FSP-PTK përgëzon prokurorinë e shtetit  për ngritjen e kësaj aktakuze ndaj ish-Kryeshefit, i cili ka nënshkruar ketë kontratë dhe njëkohësisht i inkurajon për hetimet në lidhje me dhënien e urdhrit të ekzekutimit për pagesën e gjobës. 

FSP-PTK ju benë ftesë publike edhe njëherë Prokurorisë së Shtetit, të intensifikojë hetimet edhe për kontratat tjera sepse të gjitha provat gjenden në Telekomin e Kosovës së bashku me menaxhmentet që i kanë proceduar dhe nënshkruar këto kontrata dhe marrëveshje.

Në mesin e kontratave super të demëshme janë kontrata me Dardafon.net (ish-ZMobile), marrëveshja komerciale dhe anekset e saj me PayKos dhe marrëveshja e fundit me Advantech si dhe kontratat tjera të dyshimta që janë deponuar nga FSP-PTK në Prokurorinë e Shtetit në vitin 2018.

FSP-PTK nuk do të ndalet në asnjë moment, duke kërkuar që e vërteta e shkatërrimit të Telekomit të Kosovës dhe vetë keqbërësit të dalin para drejtësisë dhe t’a marrin dënimin e merituar.

FSP-PTK përsëritë edhe njëherë se Telekomi i Kosovës ka dhënë mbi 500 milion euro dividendë Qeveris se Republikës se Kosovës, si pasoje e këtyre kontratave të proceduara dhe nënshkruara nga individë brenda Telekomit dhe projektuara nga grupe e interesit, viteve të fundit Telekomi nuk ka operuar si me herët.

Telekomi i Kosovës është pasuri publike e qytetarëve të Republikës së Kosovës!

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)