29 Mars 2024

Fondacioni IPKO shpallë raundin e III të programit të bursave

Prishtinë, 21 mars - IPKO Foundation, një fondacion i krijuar në Kosovë, shpallë raundin e III  të programit të bursave \"Next Generation Innovator- Inovatorët e gjeneratës së ardhshme”.

Qëllimi i fondacionit është të zhvillojë dhe të përkrah tek gjenerata e ardhshme liderët që kanë një vizion digjital për Kosovën.

Tash, në vitin e  III të ekzistencës së tij, fondacioni do të ofrojë bursa studimi për të përkrahur studentët e universiteteve të akredituara në Kosovë.

Procesi i aplikimit do të hapet më 1 Prill, dhe do të vazhdojë të qëndrojë i hapur deri më 15 Prill.

Bursa \"Inovatorët e gjeneratës së ardhshme\" jepet për studentët që janë në vitin e II,III, apo IV të studimeve bachelor në Kosovë.

Kjo bursë mbulon 80% të shumës totale të shpenzimeve për  një vit akademik. Studentët aplikues duhet të jenë të dalluar dhe departamenti i tyre i studimeve duhet të ketë të bëjë me inovacione digjitale.

 Këtë vit, do të kemi një konkurrencë mjaft të madhe duke marrë parasysh numrin më të madh të universiteteve që janë akredituar krahasuar me vitin e kaluar.

Duke përdorur bashkë  marketingun inovativ online dhe offline, fondacioni ka fituar vëmendjen e të gjitha kanalave dhe është bërë model se si mund të bëhet marketingu përmes site-ve sociale si: Tëitter, Facebook,e-mail,website,posterave,broshurave,dhe prezentimeve.

Me një fond të siguruar nga shitja e aksioneve të IPKO Telekomit, Fondacioni IPKO, i njohur më parë si instituti IPKO ka një fond prej më shumë se 3.000.000 euro.

Secilin vit, Fondacioni, përpiqet që 50% e interesit total të fondit ta dhurojë për bursa dhe programe shpërblyese. Fondacioni deri më tani ka dhuruar 29 bursa në vlerë prej 90,000 eurosh qysh nga viti 2009 kur ka filluar programi.

Një nga angazhimet më të forta të këtij fondacioni është edhe mbështetja e bizneseve lokale- duke ndihmuar me depozitim në  Raiffeisen dhe Procredit Bank. Poashtu, logo,website dhe reklamimi është dizajnuar nga një biznes lokal-Bold_Underline.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)