23 Prill 2024

Fol: Parregullsitë në Ministrinë e Infrastrukturës, alarmuese

Prishtinë, 12 maj – Mediat kanë raportuar të enjten për parregullsi dhe keqpërdorime në prokurim në Ministrinë e Infrastrukturës, shkaku i të cilave buxheti i Kosovës dyshohet të jetë dëmtuar për miliona euro. 

Lëvizja Fol thotë se një situatë të tillë e ka prodhuar një tender për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës për vitin 2011/2012. 

Kësisoj, Ministria e Infrastrukturës sipas Fol-it vazhdon të prijë sa i përket dyshimeve për keqpërdorim dhe parregullsi në mbarëvajtjen e procedurave të prokurimit dhe dhënies së kontratave publike. 

"Njëra prej arsyeve kryesore që kontribuojnë në abuzimet në prokurim në këtë Ministri është edhe mungesa e transparencës në procesin e tenderimit. Lëvizja Fol kohë më parë ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës që të hap zyrën e prokurimit për monitorim nga shoqëria civile dhe mediat, mirëpo kërkesa jonë nuk është pranuar", thuhet në reagimin e kësaj lëvizjeje.

Lëvizja Fol, shfrytëzon këtë rast që edhe njëherë të kërkojë nga Ministria e Infrastrukturës, që të lejojë Lëvizjen FOL, organizatat tjera të shoqërisë civile, mediet dhe institucionet tjera të kenë qasje në monitorimin e proceduarve të prokurimit me qëllim të ngritjes së nivelit të transparencës në këtë ministri, me të cilën gjë do të mund të parandalohej abuzimi dhe korrupsioni.

Për dyshimet e publikuara në media rreth tenderit për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale, Lëvizja FOL kërkon nga ministri i Infrastrukturës zFehmi Mujota, që të hetojë procedurat për identifikimin e individëve, të cilët me veprimet e tyre dëmtuan buxhetin shtetëror, të jetë transparent dhe llogaridhënës për këtë rast, para qytetarëve të Kosovës.

Nga Prokuroria dhe Policia e Kosovës kërkojmë që menjëherë të iniciojnë procedurat hetimore në zbardhjen e këtyre dyshimeve, ndërkaq nga Agjencia për Konkurrencë kërkojmë inicimin e hetimeve me dyshimin se ka ekzistuar një marrëveshje paraprake nga fituesit e tenderit.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)