19 Prill 2024

Fillon rregullimi i shkallëve të lagjes Arbëria

Prishtinë, 21 mars - Pasi që kanë përfunduar të gjitha procedurat e prokurimit, si projektin fitues, ashtu edhe për atë që do ta realizojë, sot kanë filluar punimet për rregullimin e shkallëve të lagjes Arbëria. 

Projekti për këtë hapësirë parasheh punimet në rreth 300 gjatësi, me shkallë të gjera 2.5 metra, të shtruara me gurë natyror me trashësi prej 10 centimetrash.

Do të rregullohet kanalizimi atmosferik, ndriçimi si dhe hapësirat përcjellëse për pushim.

Po ashtu, do të ndahen këndet e lojërave për fëmijë, si dhe do të shtohen hapësirat e gjelbra rreth shkallëve. 

I gjithë ky projekt pritet të përfundohet brenda 120 ditëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)