16 Prill 2024

Fillon asfaltimi i një pjesë të Autostradës Vërmicë-Merdar

Prishtinë, 15 prill - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ministri I Infrastrukturës Fehmi Mujota, vëzhguan sot nga afër fillimin e asfaltimit të një pjesë të Autostradës Vërmicë-Merdar.

Me këtë rast kryministri Thaçi tha:“ Sot po vëzhgojmë nga afër asfaltimin e autostradës, Vërmicë-Merdar, i cili asfaltim po fillon në një kohë rekorde, para afatit të planifikuar."

Ky sipas tij është një sukses jashtëzakonisht i rëndësishëm, njëherit është një sukses i Qeverisë së Kosovës, i autoriteteve komunale, i konzorciumit “Bechte& Enka“ të cilët i përgëzoj për punën e mrekullueshme të bërë.

"Ne jemi duke realizuar projektin e endërrave të qytetarëve të Kosovës, dhe shqiptarëve, po realizojmë projektin e munguar historik të vendit tonë.

Me ndërtimin e kësaj autostrade, qytetarët e vendit tonë do të kenë mundësinë që deri në Tiranë të mbërrijnë për tri orë.

Qeveria e Kosovës, ka punuar që të jenë të zotuara të gjitha mjete financiare për përfundimin me sukses të kësaj autostrade tha në fund të fjalës së tij kryeministri Thaçi.

Ndërsa, përfaqësuesi i konzorciumit „Bechtel & Enka“ Darrin Mort, theksoi se punimet po zhvillohet me një intenzitet të lartë, dhe pritet që tri segmentet e para prej 34 kilometrave të jenë të përfunduara  me 30 tetor të këtij viti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)