18 Prill 2024

Filloi punën sporteli postar në objektin e Komunës në Skenderaj

Skenderaj, 29 mars - Sot ka filluar punën sporteli i Postës së Kosovës në ndërtesën e administratës komunale në Skenderaj, projekt i iniciuar nga Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi me mbështetjen e sinqertë të Kryetarit të Komunës, Bekim Jashari.

Kryeshefi Smakiqi, i shpreh falënderime të përzemërta Kryetarit, Bekim Jashari, për kontributin e tij të çmuar në realizimin e këtij projekti të përbashkët me Postën e Kosovës, me të cilin qytetarëve të Skenderajt iu mundësua shërbimi i pagesave brenda objektit të Komunës së tyre.

Me rastin e fillimit të punës së këtij sporteli postar në Komunën e Skenderajt, Kryeshefi Ekzekutiv, përgëzoi menaxherin e regjionit postar në Mitrovicë, Faruk Hamza, stafin e tij, si dhe uron për punë të mbarë sportelistët tanë, ndërsa i fton qytetarët e Skenderajt që të kryejnë pagesat në sportelet e Postës së Kosovës.

Menaxhmenti i ndërmarrjes, inkurajon edhe komunat e tjera që me projektet e këtilla të përbashkëta me Postën e Kosovës, do të jemi së bashku me shërbime sa më pranë qytetarëve të Kosovës.

Kryeshefi Ekzekutiv, fton qytetarët e Kosovës që t’i bëjnë pagesat e tyre në zyrat postare, sepse Posta e Kosovës ofron shërbime: SHPEJT, SIGURT DHE LIRË!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)