28 Mars 2024

EULEX kontrollon kompaninë DEVOLLI Group

Prishtinë, 15 korrik - Kompania DEVOLLI Group, në kuadër të së cilës funksionon edhe operatori “Z Mobile”, ka bërë të ditur se sot ka pasur një kontroll të paparalajmëruar nga përfaqësues të EULEX-it.

Ismet Bojku, drejtor Gjeneral ka thënë se DEVOLLI Group me këtë rast u ka mundësuar përfaqësuesve të EULEX-it qasje të lirë për kontroll, duke iu përgjigjur kërkesave të parashtruara prej tyre.

“DEVOLLI Group është i kënaqur me sjelljen e përfaqësuesve të EULEX-it gjatë kontrollit dhe e konsideron qasjen e tyre shumë korrekte”, ka deklaruar Bojku.

DEVOLLI Group, sipas tij si deri më tash, do të vazhdojë të jetë krejtësisht transparent , nëse kjo do të kërkohet në të ardhmen nga EULEX-i.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)