29 Mars 2024

Emërohen anëtarët e bordit të ARKEP-it

Prishtinë, 27 maj - Kuvendi i Kosovës, të enjten, më 27 maj, emëroi kryetarin dhe anëtarët e Bordit të Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Naim Rrahimi është zgjedhur kryetar i bordit kurse anëtarë: Lule Ahmeti, Shkumbin Hamiti, Rrezrata Duraku-Riza dhe Arian Qorolli.

Anëtarët dhe kryetari i bordit të ARKEP-it, me rekomandim të ministrit i propozon qeveria dhe ata emërohen nga Kuvendi i Kosovës.

Mandati i anëtarëve të bordit është pesëvjeçar.

ARKEP është organi rregullator, i cili zbaton dhe mbikëqyrë kornizën rregullatore të përcaktuar nga Ligji për komunikime elektronike, nga Ligji për shërbimet postare, si dhe nga politikat e zhvillimit të fushës së komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare, të përcaktuara nga Qeveria e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)