25 Prill 2024

Edhe një bashkëpunim i Bankës Raiffeisen dhe IPKO-s

Prishtinë, 4 prill - Banka Raiffeisen dhe IPKO vazhdojnë bashkëpunimin e tyre këtë herë duke iu mundësuar klientëve të Bankës Raiffeisen të kryejnë shërbimet bankare përmes telefonit.

Duke shfrytëzuar telefonin e tyre, klientët e Bankës Raiffeisen mund të bëjnë drejtpërdrejtë mbushjen e telefonit, televizorit dhe internetit varësisht nga kontrata apo pakoja që klientët kanë me IPKO-n. Në këtë mënyrë, Banka Raiffeisen shton edhe një produkt falas për klientët e saj që i shfrytëzojnë pakot e llogarisë rrjedhëse. 

„Ky shërbim do t’iu jap klientëve tanë një mundësi që në mënyrë automatike, duke shfrytëzuar telefonin e tyre mobil të bëjnë pagesa pa pasur nevojë t’i vizitojnë degët e bankës ose pikat e shitjes së IPKO-s,“ tha Iliriana Toçi, Drejtore e Segmentit Retail dhe anëtare e Bordit Menaxhues të Bankës Raiffeisen në Kosovë.

„Duke sjellur mundësitë më të fundit të teknologjisë edhe tek konsumatori kosovar, ne së bashku synojmë që t’i përmbushim kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve të Bankës Raiffeisen dhe IPKO-s, ndërsa blerja e shërbimeve përmes telefonit mobil u mundëson atyre që të kenë qasje të pandërprerë në internet, televizion digjital ose telefon mobil“ ka thënë Alban Kastrati, Drejtues i Marrëdhënieve me Publikun në IPKO.

Banka Raiffeisen ka një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me IPKO-n, duke përfshirë këtu edhe lansimin e kartelës me parapagim e cila u bë vitin e kaluar. Kjo kartelë është e para e llojit të tillë në Kosovë ndërsa përparësia e saj është se atë mund ta ketë çdokush, pa marrë parasysh a ka llogari të hapur në bankë apo jo.

Për më tepër, kjo kartelë i lëshohet klientit brenda ditës dhe klienti mund të vendosë para në këtë kartelë sipas nevojës. Klienti mund ta marr kartelën me parapagim në të gjitha degët e Bankës Raiffeisen dhe pikat e shitjes së IPKO-s.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)