28 Mars 2024

EC Ma Ndryshe realizon performancë për Ditën pa Makina

Prizren, 22 shtator - Sot shënohet “Dita pa Makina (Car Free Day )”. EC Ma Ndryshe ka realizuar performancën publike e cila ka adresuar rëndësinë e mbrojtjes së ambientit dhe të drejtave të  shoqërisë për  të jetuar në  një mjedis të pastër, të sigurt dhe të qetë.  

Gjatë kësaj performance është bërë shpërndarja e mesazheve ndërgjegjësuese lidhur me dëmet e shkaktuara në mjedis dhe shoqëri nga përdorimi i madh i veturave.

 Në kuadër të këtij aktiviteti EC poashtu ka ngritur si çështje problematike edhe uzurpimin e trotuareve nga veturat si pasojë e së cilës qytetarëve po ju merret e drejta e lëvizjes së lirë dhe të sigurt nëpër rrugët e qytetit. Uzurpimi i trotuareve nëpër lagje të ndryshme të Prizrenit është vërtetuar me fotografi, ku disa prej tyre  EC i ka vendosur në  një hartë në mënyrë vizuale.

Porositë e shpërndara bëjnë thirrje për përdorim të burimeve alternative për transport në vend të veturave, meqë ato lirojnë gazra të dëmshme që shkaktojnë probleme të shumta shëndetësore e mjedisore.

Përdorimi i transportit publik, biçikletave dhe ecja nëpër distanca të shkurtra janë  alternativat që sot në shumë vende të botës janë duke u praktikuar dhe kanë shënuar rezultate shumë pozitive në favor të mjedisit dhe shoqërisë.

Çdo vit në botë vdesin më shumë se 1.3 milion njerëz nga aksidentet, ndërsa çdo vit lëndohen më shumë se 10 milion njerëz lehtë ose rëndë. Kurse shifrat e vdekjeve apo sëmundjeve nga ndotja e ajrit si pasojë e gazrave të liruara në atmosferë nuk tregon ndonjë dallim të madh.

Bronkiti, astma, alergjitë e ndryshme, sëmundjet e mushkërive, migrena janë disa nga sëmundjet prej të cilave vuajnë edhe qytetarët e vendit tonë.

Përpos kësaj stresi, lodhja, dëmtimi i shqisës së dëgjimit vijnë si pasojë e zhurmës së tepërt që veturat prodhojnë. Atëherë duke i pasur parasysh të gjitha këto pasoja EC apelon tek qytetarët për reduktim të përdorimit të veturave.

Trotuaret e rrugëve të qytetit janë të zëna me vetura të ndryshme që e vështirësojnë ecjen e këmbësorëve.  Përmes hartës së përgatitur, EC i ofron qytetarëve një pasqyrë që në realitet çdo ditë qytetarët ballafaqohen dhe përjetojnë  vështirësinë e ecjes nëpër rrugë të qytetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)