20 Prill 2024

Drejtoresha e USAID-it nesër inauguron rrjetën TV "Mrezha"

Prishtinë, 18 shkurt - Patricia Rader, Drejtore e USAID-it për Kosovë nesër zyrtarisht do të hap stacionin në gjuhën serbe  TV "Mrezhën".  

Kjo rrjetë e TV stacioneve në gjuhën serbe mbulon tetëdhjetë përqind (80%) të sërbve në Kosovë. Rrjeta e re lidh TV Mir (Leposaviq) dhe TV Most (Zveçan)  në veri të Kosovës me TV Herc (Shtërpce) dhe TV Puls (Shillovë) në jug.

Rrjeti financohet nga ana e USAID-it më një grant prej 144,000  dollarësh dhe  u mundëson TV stacioneve që drejtpërdrejtë të shkëmbejnë program dhe video material të incizuar me ndihmën e teknologjisë së internetit, duke sforcuar kështu kapacitetet ashtu që t’u ofrojn publikut lajme lokale.

Rrjeti ka një stacion mbledhës në Cagllavicë në afërsi të Prishtinës,  i cili stacion iu ndihmon stacioneve tjera qasje te drejtpërdrejtë në burimin e informatave nga Kosova. Kjo përkrahje është mundësuar nga USAID-i përmes Programit për Sforcimin e Mediave të Pavarura për Minoritete, i cili administrohet nga IREX.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)