26 Prill 2024

Dogana konfiskon 13 automjete

Prishtinë, 17 mars - Njësitet e Doganës kanë zhvilluar një aksion të gjerë për të siguruar që automjet të cilat ofrohen për shitje i kanë të gjitha taksat e paguara.

Në aksionin për kontrollimin e veturave, me qellim te ngritjes se nivelit te mbikëqyrjes doganore njësitë anti kontrabande te Doganës se Kosoves  kane ushtruar kontroll intensive te veturave te pa-zhdoganuara dhe te atyre që dyshohen si të falsifikuara.

Gjate këtij operacioni është ushtruar kontroll tri lokacione në aksin rrugor Fushë Kosovës – Pejë sipas planit në operativ, me ç’rast është hasur në automjete të pa-zhdoganuara, të cilat ishin ekspozuar për shitje.
 
Vetëm ne ketë rajon janë konfiskuar gjithsej 12 vetura të markave të ndryshme si:

·    Volkswagen pick up
·    Opel Astra
·    VW passat
·    Golf, etj

Vlera e tërësishme e tyre është mbi 20.000 euro.

Automjetet ne fjale janë konfiskuar dhe rastet I janë dorëzuar  Komisionit për Kundërvajtje Doganore për procedure te mëtutjeshme. Dogana e Kosovës apelon të të gjithë qytetarët që në rast se hasin automjete të pa-zhdoganuara të thërrasin në numrin 038 500 095.  Ky aksion ka filluar nga data 15 mars, dhe do ta përfshij tere territorin e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)