17 Tetor 2018

Diplomon gjenerata e katërt e Institutit Limak për Shërbime të Aeroportit

Prishtinë, 12 tetor –  Me një ceremoni solemne të mbajtur në Universitetin e Bogazicit në Stamboll të Turqisë, ka diplomuar gjenerata e katërt e Institutit Limak për Shërbime të Aeroportit. Tridhjetë studentët e kësaj gjenerate përfunduan zyrtarisht trajnimet nga Universiteti Bogazici dhe Instituti ENAC  duke arritur që me sukses të certifikohen në shërbime të aeroportit.

“Si investuesi më i madh në Kosovë, ne jemi të gatshëm t’i shërbejmë këtij vendi në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo është arsyeja e themelimit të Insitutit Limak për Shërbime të Aeroportit; sepse ne mendojmë se të rinjtë Kosovarë janë shumë të vlefshëm dhe janë të gatshëm t’i shërbejnë vendit të tyre nëse u jepet mundësia” – deklaroi me këtë rast Ebru Özdemir, Kryetare e Bordit për Investimeve të Limak.

Të pranishëmve iu drejtua edhe Haldun Firat Köktürk, Kryeshef Ekzekutiv i Limak Aeroportit Ndërkombëtar të Kosovës. “Ashtu si edhe Kosova, aeroporti ynë tanimë është i mbushur me të rinj. Kjo është ajo çka vizitorët tanë shohin posa të hyjnë në këtë vend, të rinj të edukuar me kapacitete të larta profesionale e që flasin disa gjuhë të huaja dhe janë të aftë të ofrojnë shërbimet më të mira të aeroportit”, tha z. Köktürk.

Instituti i Limak për Shërbime të Aeroportit është dizajn i suksesit, dhe një rrugë për të treguar se përsosmëria me të vërtetë ekziston. Është themeluar në kuadër të Limak Aeroportit Ndërkombëtar të Kosovës për të ofruar përkrahje për studentët më të mirë të Universitetit të Prishtinës, të krijojë një mundësi për të qenë pjesë e një ndër kompanive më të suksesshme në Kosovë dhe për të inkurajuar të rinjtë duke treguar se suksesi krijohet vetëm prej përpjekjeve edukative dhe përkushtimit. Programi organizohet në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, Universitetin Bogazici nga Turqia dhe Institutin ENAC në Francë.

Pas certifikimit, studentëve u ofrohet mundësia e të bërit pjesë e internship programit me pagesë në një numër departamentesh brenda Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, ndërsa më të mirëve u ofrohet mundësi punësimi.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 tetor 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministrisë se Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, për financimin e projektit “Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në UP". (Rektorati i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet tryeza e kampanjës informuese “Kodi Civil ndikon në statusin ligjor të qytetarëve”, organizuar nga  projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”. (Hotel Happy në Gjakovë, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, të cilin do ta nderojë me medaljen e Gjergj Kastritot - Skenderbeu. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Pesë profesorë  nga Budapesti do të vizitojnë  Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ku edhe promovohet libri “Distribution atlas of vascular plants in Albania” botuar nga botanisti prof. dr. Zoltán Barina dhe mbahet një ligjëratë nga prof. dr. Antal Molnár. (Amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, ora 10:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  do të nënshkruajë Udhëzimin Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore. (Kabineti i Ministrit Matoshi, kati 17, ish objekti “Rilindja”, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të shqyrtohet plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Automjete, për Efiçiencë të energjisë, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përuron objektin e Qendrës Rinore në Vushtrri. (Vushtrri, ora 11:00)

- Drejtori i Mbrojtjes dhe Shpetimit, Sami Spahiu nga Komuna e Gjilanit mban konferencë për media. (Zyra e krytarit të komunës, ora 11:00)

- Let’s Do It Kosova do të organizoj aksionin e pastrimit në Lipjan. (Oborri i Komunës së Lipjanit, ora 12:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike do të mbajë mbledhjen e radhës në të cilën do të shqyrtoj vlerësimet e sindikatës së MPJ-së lidhur me shkeljet në shërbimin e jashtëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 15:00)

-  Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, merr pjesë në takim me struktura drejtuese të Nismës në Vushtrri dhe Mitrovicë. (Restaurant Holiday në Vushtrri, ora 17:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, merr pjesë në hapjen e “Java e bizneseve nga diaspora”, e cila organizohet nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare. (Hotel Emerald, ora 19:00)