05 Qershor 2020

Clinton, Albright, Blair dhe Clark në pullat postare të Kosovës

Prishtinë, 11 qershor - Në kuadër të tematikës “20 Vjetori i Lirisë”, Posta e Kosovës promovon pesë pulla postare me imazhet e miqve më të mëdhenj që i ka populli ynë, Presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton, dy Sekretareve të Shtetit, zonjës Madeleine Albright dhe Hillary Clinton, Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, si dhe Komandantit Suprem të NATO-s, gjeneralit Wesly Clark në 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës.

Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me nderime të larta e pritën dhe i dhuruan pullën e parë postare të punuar në bronz me imazhin e mikut tanë më të çmuar amerikan, që sot arriti në Kosovë, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton.

Këto personalitete botërore janë meritore që përkrahen luftën e drejtë të UÇK-së, organizuan Konferencën e Rambujesë për Kosovën, morën vendimin për fillimin e bombardimeve të NATO-sndaj ushtrisë pushtuese ish jugosllave, shpëtuan popullin shqiptar të Kosovës nga spastrimi etnik dhe gjenocidi serb.

Populli i Kosoves do t’u mbetet përjetësisht mirënjohës këtyre personaliteteve dhe shteteve anëtare të NATO-s që ishin të rreshtuara në krah me të drejtën tonë historike, ato hynë triumfalisht në Kosovë, më 12 qershor 1999, si dhe jemi shumë falënderues për qëndrimin e tyre 20-vjeçar në ruajtjen e paqes.

Filatelia e Postës së Kosovës është përkujdesur që përmes pullave postare të nderojë miqtë e popullit të Kosovës në 20 vjetorin e lirisë, ashtu siç e nderuam ditë më parë edhe ish Presidentin e SHBA-ve, Woodrow Wilson për përkrahjen që i dha kombit shqiptar para 100 vitesh në Konferencën e Paqes në Paris.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020 - Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)