29 Mars 2024

Ceremonia e përurimit të autostradës, Thaçi fton Berishen

Prishtinë, 21 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar homologun e tij, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve në autostradën Morinë-Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdarë.

Nga ana e tij, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, e ka mirëpritur ftesën e kryeministrit Thaçi dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë së Shqipërisë për të marrë pjesë në këtë eveniment madhështor.

Ceremonia e përurimit të fillimit të punimeve të autostradës do të mbahet më 25 prill 2010, në Vërmicë, duke filluar në orën 13:00.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)