24 Prill 2024

Bühler vizitoi Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Prishtinë, 27 prill - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Erhard Bühler, vizitoi Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës në Prishtinë.

Gjenerali Bühler u mirëprit nga Drejtori Gjeneral i AACK, Dritan Gjonbalaj dhe kryesuesi i Bordit Mbiqkyrës të AACK, Avni Mazrreku.

Gjatë kësaj vizite Gjenerali Bühler u informua për të arriturat, sfidat dhe planet e ardhshme të AACK-së dhe autoriteve të tjera në fushën e aviacionit civil.

Fillimisht, Drejtori i AACK Gjonbalaj ilustroi kornizën ligjore te aviacionit civil në Kosovë si dhe kapacitetet profesionale mbrenda AACKsë.

Për më tepër ai lavdëroi bashkëpunimin e mirë në mes të AACK-së dhe KFOR-it në çështjet që kanë të bëjnë me përgjegjësinë e hapsirës ajrore në Kosovë.

Me atë rast u bë edhe prezentimi gjithpërfshirës mbi strukturën ajrore të Kosovës dhe airportin ndërkombëtar të tij “Adem Jashari” në Prishtinë, si dhe mbi ofrimin e shërbimeve të kontrollit të trafikut ajror.

Sa i përket legjislacionit mbi hetimin e aksidenteve ajrore, u prezantua bashkëpunimi me zyrat tjera hetuese - me atë të Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, në mënyrë që të sigurohen shërbime edhe më të mira dhe nivele më të larta sigurie.

Gjenerali Bühler e uroi Drejtorin e AACK-së dhe stafin e tij si dhe autoritetet tjera prezente dhe ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror për punën mbresëlënëse dhe për synimet e arritura sidomos për të pasur një transport ajror me nivele të larta sigurie.

Në fund, ai shprehu kënaqësinë e tij për nivelin e entuziazmit dhe profesionalizmit të këtij ekipi të ri që bën pjesë në njërin prej disa institucioneve kompetente të themeluara në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)