21 Shkurt 2020

BSPK mbështet grevën e punëtorëve në Aeroportin e Prishtinës

Prishtinë, 20 gusht - Punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës" Adem Jashari" sot janë duke mbajtur një grevë dy-orëshe, grevë kjo e cila ka shkaktuar tollovi dhe vonesa për fluturime.

Punëtorët përmes këtyre grevave po kërkojnë kompensimin dhe benifite tjera për rrezikshmërinë, të eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesat e shujtës.

Kryetari i degës së Komunikacionit në Lidhje, Alush Sejdiu, tha se të gjithë punëtorët e Aeroportit të Prishtinës janë në grevë ndërsa kërkesat e tyre i ka quajtur ligjore.

Sipas tij, menaxhmenti i Aeroportit të Prishtinës me qëllim që të mos pengohet puna u kanë bllokuar nëntë punëtorëve ID-të e tyre dhe në ato vende pune i ka vendos njerëz të pakualifikuar.

Ai këtë veprim e ka quajtur të kundërligjshëm madje sipas tij kështu po rrezikohet edhe siguria.

Në përkrahje të kësaj greve ka dalë edhe Bashkimi Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Nënkryetari i kësaj Sindikatë Atdhe Hykolli, kërkoi që të zgjidhet sa më shpejt ky problem.

Në anën tjetër nënkryetari i sindikatës së Aeroportit Hamëz Kryeziu tha se gjatës ditës së djeshme ilegalisht pa u skanuar fare mbi 300 valixhe kanë kaluar, dhe është rrezikuar siguria e pasagjerëve.

Sipas tij greva, do vazhdojë tutje deri në realizim të kërkesave të tyre.

Ai po ashtu tha se disa grevistëve u është ndaluar hyrja në vendin e punës e këtë veprim Kryeziu e ka konsideruar si jo ligjor.

 

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2020  - Mbahet takimi i 178-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi mbajnë tryezën e diskutimit për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi (zyra e kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në akademinë përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani (zyra e kryetarit, ora 15:00)

- Kryeparlamentarja Osmani mban fjalim para kuvendarëve të Gjilanit e më pas viziton shkollën fillore “Thimi Mitko”. (Salla e Kuvendit te Komunës së Gjilanit, ora 15:30)

- Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca. (Gjilan, ora 17:00)

Festivali Nderkombetar i Animacionit Anibar organizon natën e shfaqjes së filmit Please Vote for Me" dhe dhurimit të librit nga truAktiv. (Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë, ora 19:00)