07 Prill 2020

Brussels Airlines do të ndërpresë të gjitha fluturimet për shkak të COVID-19

Bruksel, 18 mars - Brussels Airlines, kompania kryesore e transportit ajror të Belgjikës ka vendosur të ndërpresë të gjitha fluturimet deri më 20 prill për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një deklaratë me shkrim nga kompania thuhet se duke filluar që nga 21 marsi do të pezullohen të gjitha fluturimet për shkak të kushteve të jashtëzakonshme të shkaktuara nga kriza e koronavirusit në shkallë globale.

Ndër të tjera në deklaratë tërhiqet vëmendja se në këtë fazë, do të bëhen përpjekje që fluturimet të rifillojnë më 20 prill dhe se udhëtarët që kanë fluturim për periudhën në fjalë mund të ndërrojnë biletat e tyre deri më 1 qershor.

Kompania ajrore me qendër në Bruksel, realizon fluturime në mbi 100 destinacione me 48 avionë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Qendra Operative Emergjente tek kampusi i shkollave të mesme, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Ferizajt. (Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli takohet me një grup biznesmenësh nga Ferizaj. (Ndërtesa e re e Komunës se Ferizajt, ora 12:00)

- Sindikata e Pavaur e Sektorit Privat të Kosovës mban takimi me ministrin e financave Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Ministrisë së Financave, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)