23 Shkurt 2020

Boeing zbulon një problem të ri në aeroplanët 737 Max

Detroid, 18 janar - Kompania amerikane e prodhimit të aeroplanëve, Boeing, tha se ka zbuluar një problem të ri në furnizimin e aeroplanët e tipit 737 Max.

Kompania Boeing tha se ka njoftuar Administratën Federale të Aviacionit lidhur me këtë problem.

Një person që ka njohuri me situatën tha se problemi ka të bëjë me programin që verifikon nëse monitoruesit mund të gjurmojnë sistemet kyçe të aeroplanit për të parë nëse funksionojnë siç duhet.

Kompania Boeing është përballur me probleme pasi dy aeroplanët e tipit 737 Max u rrëzuan në Indonezi dhe Etiopi vitin e kaluar, duke lënë të vdekur 346 persona, gjë që çoi autoritetet në mbarë botën të ndalojnë fluturimet e këtij tipi të aeroplanëve

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2020 - Partia Demokratike e Kosovës, mban Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Mbahet marshi i çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë. (Pikë nisja nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Fushë Kosovë, në hyrje të Prishtinës, ora 12:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL-UÇK-së në Deçan! bejnë zbulimin e pllakës së varrit të luftëtarit e komandantit Halim DervishTolaj nga Prejlepi i Deçanit. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmoreve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 12:00)