20 Prill 2024

“Bechtel” merr edhe 70 milionë euro për rrugën Durrës-Kukës

Tiranë, 23 nëntor - Nuk ka ndalur financimi nga buxheti i shtetit për rrugën Rrëshen-Kalimash, edhe pse zyrtarisht punimet janë mbyllur prej 5 muajsh, kurse hapja e tunelit dhe kalimi i makinave u krye për herë të parë në qershor 2009.

Rruga vazhdon të vjelë miliarda lekë nga buxheti i taksapaguesve shqiptarë dhe kur mbyllet viti i katërt i punimeve, sërish do të dalin nga arka e shtetit dhjetëra milionë lekë të tjera.

Kështu, për vitin e ardhshëm “rrugës së kombit” i janë akorduar nga buxheti edhe rreth 9 miliardë e 600 milionë lekë të reja ose gati 70 milionë euro. Kur punimet kanë kohë që kanë përfunduar, pasi janë kryer edhe disa inaugurime, mbetet i pakuptimtë fakti se përse janë vendosur në buxhet shifra të konsiderueshme për ndërtimin e rrugës. I pyetur nga gazeta “Shqip”, drejtori i investimeve në Ministrinë e Financave, tha se janë para të vendosura për punimet që janë kryer, të cilat do t’i jepen kompanisë në çastin e mbylljes së kontratës.

Kështu, mësohet se qeveria shqiptare dhe kompania amerikane “Bechtel” pritet të mbyllin kontratën dhe likuidimin final të faturave në janar të vitit që vjen, nga ku do të dorëzohet edhe çeku i fundit prej rreth 70 milionë eurosh.

Rruga që do të mbahet mend gjatë për kapacitetin e punimeve dhe për vlerat e larta financiare, u ndërtua nga kompania amerikane “Bechtel”, në bashkëpunim me partnerin turk “Enka”, e më pas në të u përfshinë edhe shoqëri të tjera, sikurse ishin sllovakët të kontraktuar për sigurimin dhe menaxhimin e tunelit, kurse kompanitë italiane dhe franceze mbuluan supervizimin e punimeve.

Gjithsesi, hesapet me rrugën duket se nuk do të mbyllen me likuidimin e kontratës në janar, pasi mirëmbajtja e saj konsiderohet një tjetër gërricje për buxhetin e Ministrisë së Transportit dhe Punëve Publike.

Vet zv/ministri i Transporteve, Ernest Noka, në intervistën e dhënë për “Shqip” pak kohë më parë, deklaroi se janë duke u shqyrtuar të gjitha variantet për mirëmbajtjen e rrugës, por fillimisht duhet parë me kujdes dhe analizuar kostoja e këtij zëri në buxhet. Praktikisht, mësohet se për mirëmbajtjen e rrugës rreth 57 kilometra të gjatë dhe me një tunel prej rreth 6 kilometrash, janë vendosur në buxhet rreth 1 miliardë lekë.

Për specialistët e rrugëve kjo shifër nuk mjafton, po të kihet parasysh norma e amortizimit e cila me vlerën totale të projektit kërkon një financim vjetor për të paktën 10 milionë euro.

Zyrtarët e Ministrisë së Transporteve kanë paraqitur tre variante të mundshme për mirëmbajtjen e rrugës, duke u fokusuar më së shumti te tuneli, kostoja e të cilit arriti mbi 300 milionë euro.

Varianti më i mundshëm është ai i partneritetit publik-privat, ndërsa mundësia për të vendosur një tarifë për kalimin e segmentit duket juridikisht e pamundur, pasi qeveria duhet t’i sigurojë automjeteve rrugë paralele, e më pas ta kushtëzojë kalimin me pagesë.

Aktualisht parëgjatë Rrëshen-Kalimash nuk ka asnjë segment tjetër, pra rrugë paralele, e kështu vendosja e tarifës bëhet e pamundur, ose më saktë, është e padrejtë nëse ndodh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)