19 Prill 2024

BE përkrah Kosovën në Zonën e Përbashkët Evropiane të Aviacionit

Prishtinë, 22 shkurt - Sot, Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë zyrtarisht filloi përkrahjen e saj për Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e Zonës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit (ECAA).

 

Marrëveshja e ECAA-së kërkon që partnerët e Ballkanit Perëndimor ta zbatojnë gradualisht legjislacionin e aviacionit të Komunitetit Evropian dhe të integrohen plotësisht në tregun e aviacionit të brendshëm të Komunitetit Evropian. 


Projekti €1 milionësh, që do të zgjasë dy vite, do të përkrahë zhvillimin e qëndrueshëm të transportit të aviacionit civil në Kosovë duke i përmbushur standardet evropiane në sigurinë e aviacionit, sigurinë dhe zhvillimin e kornizës së tregut bazuar në parimet e çasjes së lirë dhe konkurrencës së drejtë.

 

Projekti do të realizohet përmes binjakëzimit me Autoritetin Francez  – Drejtorinë e Përgjithshme për Aviacionin Civil (DGAC), të cilët kanë qenë të përfshirë në projekte të ngjashme në shumë vende të tjera. 

 

Kjartan Björnsson, shef i Operacioneve në Zyrën ndërlidhëse të KE-së pohoi: “Ne presim përkushtim të lartë nga të gjithë përfituesit si në nivelin politik ashtu edhe në atë teknik, për të marrë pjesë aktivisht në projekt dhe për të siguruar arritjen e të gjitha rezultateve të parapara. Komisioni po e monitoron me kujdes zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe po iu kushton vëmendje proceseve lidhur me zhvillimin e tregut të transportit ajror dhe përputhshmërinë me rregullat e ECAA-së.”


Institucionet kosovare kanë shënuar progres në zbatimin e fazës së parë të marrëveshjes së ECAA-së, por ende ballafaqohen me sfida para se të kalojnë në fazën e dytë të zbatimit. 

 

Ministri Limaj tha:” Republika e Kosovës ka marrë mbi vete të gjitha detyrimet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato të nënshkruara nga UNMIK-u, këtu përfshihet edhe marrëveshja mbi hapsirën e përbashkët Evropiane të Aviacionit apo marrëveshja  eECAA-së. Ne e kemi rishikuar në mënyrë eksplicite edhe në ligjin për Aviacionin civil që aktivitetet e Aviacionit Civil të Republicës së Kosovës, kryhen në përputhje me marrëveshjen e ECAA-së. 


Sipas tij Republika e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kërkesat e ECAA-së për të kaluar në fazën e dytë, të implementimit të marrëveshjës së ECAA-së. 

“Ndërsa, sa i përket këtij binjakëzimi, vetëm mund të shtoj se Franca është një shtet mik i cili na ka qëndruar, në krah gjatë gjithë këtyre viteve të transzicionit, por edhe të krenarisë sonë. Kjo është një dëshmi që shteti dhe qeveria Françeze është e interesuar që fuqishëm të ndihmojnë Republikën e re të Kosovës”, tha në fund të fjalës së tij ministry Limaj.


Fillimisht projekti do t’i gjejë mangësitë dhe do të rekomandojë përmirësime në kornizën ligjore dhe institucionale për të ndihmuar reformat e mëtutjeshme në transportin ajror në përputhje me marrëveshjen e ECAA-së.

 

Projekti kryesisht do të merret me trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve për institucionet kyçe që janë përgjegjëse për hartimin e politikave, rregullimin ekonomik dhe teknik, sigurinë e aviacionit dhe çështjet sociale dhe ambientale të ndërlidhura me aviacionin civil.


 Ai ka për synim që të ngrisë kapacitetet menaxhuese dhe teknike të Autoritetit të Aviacionit Civil, Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Ambientit dhe në komisionin për hetimin e aksidenteve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)