26 Prill 2024

Autostrada nis më 25 Prill

Prishtinë, 14 prill - Ministri i Transporti dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, përmes një konference për shtyp të mbajtur sot, bëri të ditura të detajet rreth fillimit të punimeve si dhe, poashtu dha të dhënat rreth projektit të kësaj autostrade, në mënyrë që për këtë projekt madhor të jenë të informuar edhe qytetarët e vendit tonë.

Ministri Limaj, lidhur me fillimin e këtyre punimeve për ndërtimin e autostradës Vërmicë – Merdar, dhe tha:” E shoh shumë të arsyeshme që edhe njëherë para jush dhe dhe para gjithë qytetarëve të Kosovës,  të potencoj që parësore për ne ishte dhe do të jetë respektimi i ligjit dhe transparenca e gjithë këtij procesi. 

Limaj, gjithashtu foli rreth historiatit, të shkurtër, mbi zhvillimet e këtij procesi duke shtuar se fillimi i vitit 2008 ishte koha kur Qeveria e Republikës së Kosovës shpalli koridorin Morinë – Merdar,  zonë me interes të përgjithshëm kombëtar, ndërsa në shkurt të atij viti Kuvendi i Republikës së Kosovës e kishte miratuar këtë vendim.

Për projektin e kësaj autostrade, 33 kompani kishin shprehur interesin e tyre,nga të cilat u përpilua lista e ngushtë prej 7 kompanive më prestigjioze, sipas vlerësimit të kompanisë konsulente ndërkombëtare dhe ekspertët e ministrive përkatëse.

Komisioni vlerësues teknik dhe kompania këshilluese financiare për transaksionin “Eversheds” bënë vlerësimin dhe shqyrtimin teknik e financiar, dhe i rekomanduan Komitetit Drejtues Ndërministror ofertën më të mirë, në këtë rast  konzorciumi “Bechtel Enka”.

Me 18 janar, Qeveria sipas ministrit Limaj duke ndjekur këtë rekomandim vendosi të nisë negociatat me këtë kompani. Rrjedhimisht, nga data 20 janar deri më datën 24 mars, janë zhvilluar negociata intensive për çështjet teknike, financiare dhe ligjore.

"Negociatat janë zhvilluar nga Kompania Konsulente “Eversheds” dhe ekspertët e ministrive përkatëse, Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave,Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, dhe Zyrës së Kryeministrit", ka pohuar ai.

Sipas ministrit Limaj, të  gjithë ne duhet të ndjehemi krenarë që jemi nismëtarë dhe dëshmitar të këtij projekti që do t’iu dëshmojë gjeneratave që vijnë se ne kemi menduar për ta, se kemi ditur në cilin drejtimin duhet shkuar drejtë së ardhmes më të ndritshme të tyre.

Në këtë konferencë u bënë të ditura edhe detalet teknike të kësaj autostrade, e të cilat janë: Standardet e projektit të Autostradës në  Kosovë janë TEM (Trans European Motorway),

Shpejtësia e projektuar përgjatë gjithë gjatësisë së Autostradës në Kosovë është 120 km/orë, Aty ku karakteristikat e lejes mjedisore lejojnë, është gjithashtu e mundshme të miratohet një shpejtësi e projektit  prej 140 km/orë.

Autostrada Morinë- Prishtinë do të jetë Autostradë e sistemit të mbyllur (hyrje-daljet vetëm në kyçjet e autostradës).

Gjerësia prej 28 metra, ku do jenë 4 shirita qarkullues me nga 3.75 m, 2 shirita për ngadalësim me nga 3.0 m si dhe  brezi i gjelbër në mes në gjerësi prej 4 metrash. 

Autostrada në Kosovë do të ketë mbikalime, nënkalime dhe të gjitha paisjet e rrugës ku përfshihen :

Sinjalizimi dinamik (Display ) ,Sistemet e komunikimit ,ndriçimin në udhëkryqe  dhe barrierat kundër zhurmës.

Periudha e defekteve është 18 muaj në Kosovë, ndërsa periudha e garancionit është 6 vite.

Ministri Limaj, në këtë konferencë thskoi se data e fillimit të punimeve për ndërtimin e kësaj autostrade do të jetë me datë 25 prill

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)