02 Shkurt 2023

Autobusi me 29 pasagjerë nga Kosova përplaset me kamionin në Bullgari

Sofje, 18 janar - Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bullgari. Një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova, 6 prej të cilëve janë fëmijë, u përplas me një kamion të ndaluar që po transportonte dru.

Sipas struma.bg, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kyustendilit rreth orës 04:30. Drejtuesi i kamionit po përpiqej t’u bënte sinjal përdoruesve të tjerë të rrugës se kishte rënë një pemë. Autobusi goditi kamionin dhe kamioni doli nga rruga.

Shoferi i autobusit ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore Qendrore në Kyustendil për të  marrë trajtim mjekësor.

Ndërsa  29 pasagjerët janë dërguar në një dhomë të ngrohtë, por nuk dihet se cili ishte destinacioni i tyre dhe kur do të nisen sërish për udhëtim.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të mësuar detajet e aksidentit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)