09 Gusht 2020

Auto shkollat protestojnë ndaj padrejtësive që po u bënë Ministria e Infrastrukturës

Prishtinë, 22 qershor - Federata e auto shkollave të Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbahet protesta e auto-shkollave për të shprehur padrejtësitë që po u bënë Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit.

"Të pakënaqur me Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit gjëgjësisht nga Departamenti i Auto shkollave i cili me neglizhencë ndaj auto shkollave nuk na mundësin mbajtjen e provimeve nga pjesa teorike dhe ajo praktike si dhe nuk na është mundësiuar mbajtja e ligjeratave as online nëpër autoshkolla dhe mbajtja e orëve praktike duke detyruar që me muaj të presin kandidatët", thekson Federata.

Federata ka vlerësuar se gjendja ekzistuese është e papranueshme pasi gjendja ekzistuese në lëmin e patent-shoferëve është kaotike.

Në mungesë të mirëkuptimit nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës atëherë sipas Federatës mbetet opsioni i protestës masive nga auto-shkollat.

Protesta fillon të Fakulteti Teknik dhe vazhdon në drejtim të Ministrisë së Infrastrukturës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)