23 Prill 2024

Asfaltohet rruga që lidh magjistralen Mitrovicë-Pejë

Mitrovicë, 17 shtator - Është asfaltuar të premten rruga që lidh magjistralen Mitrovicë-Pejë, në afërsi të  ambulancës së Shipolit në drejtim të fshatit Vaganicë,  një prej rrugëve që ishte shfrytëzuar shumë nga ushtarët e UÇK-së gjatë luftës dhe ku kishin kaluar shumë banorë të anëve të ndryshme të rajonit të Mitrovicë gjatë ofensivave të ushtrisë serbe.

Rëndësia e kësaj rruge vlerësohet si shumë e rëndësishme për banorët që jetojnë aty, veçanërisht për fëmijët që vijojnë mësimin në shkollën e Shipolit.

Përveç asfaltimit të rrugës, zyrtarët komunalë sqarojnë se aty është kryer edhe infrastruktura tjetër e nevojshme.

Rasim Veseli, drejtor i Infrastrukturës dhe Shërbimeve Publike në komunën e Mitrovicës, tha se në këtë rrugë të gjatë rreth 700 metra janë kryer edhe kanalizimi i ujërave atmosferike dhe ai i ujërave të zeza, përderisa pas asfaltimit do të kryhet edhe trotuari.

Drejtori Veseli tha se i gjithë projekti prej rreth 200 mijë eurosh është financuar nga Komuna e Mitrovicës me mjete vetanake, ndërsa punimet është duke i kryer kompania “Metibenz”.
   




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)