20 Prill 2024

Asfaltohet rruga "Baj pass" në Bair të Mitrovicës

Mitrovicë, 22 prill - Ka nisur faza e dytë e rregullimit të rrugës “Baj pass” në lagjen Bair të Mitrovicës, që vlerësohet si një korridor shumë me rëndësi që do ta shkarkoj trafikun në qytet.

Ajo rrugë lidh qytetin me rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë në afërsi të tunelit për në drejtim të Xhamisë së Bairit, në hyrje të rrugës së spitalit të ri.

Drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Rasim Veseli, tha se të premten ka nisur asfaltimi i i kësaj rruge në kuadër të fazës së dytë tëpunimeve, përderisa faza e parë kishte përfunduar vitin e kaluar.

“Është një rrugë tranzitore që do të shkarkoj shumë trafikun në qytet, sidomos në rrugët që lidhen me qytetin”.

Ai sqaroi se kjo rrugë është e gjatë 820 metra, ndërsa e gjerë 5.5 metra. “Ky projekt realizohet me 196 mijë euro të siguruara nga buxheti komunal, përderisa punimet po i kryen firma “Haxhacom”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)