09 Shkurt 2023

Asfaltohen tetë rrugë në fshatin Haxhaj

Gjilan, 16 nëntor - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci, ka vizituar punimet e asfaltimit të rrugëve në Haxhaj.

Kryetari Hyseni bëri të ditur se janë asfaltuar tetë rrugë, në kuadër të projektit i cili kap vlerën e 111 mijë euro.

“Punimet në asfaltimin e rrugëve po përfundojnë edhe në fshatin Haxhaj. 8 rrugë janë asfaltuar, duke realizuar kështu projektin i cili arrin shumën mbi 111 mijë euro. Infrastrukturën po e ndërtojmë edhe në fshatra!”, ka thënë ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)