27 Nëntor 2022

ART paralajmëron vazhdimin e lagrimit të operatorëve ilegal

Prishtinë, 1 korrik - Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART), përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur së pas shqyrtimit me kujdes të zhvillimeve në tregun e telekomunikimeve në Republikën e Kosovës dhe pas skadimit të moratoriumit tridhjetë ditor të ofruar për largimin vullnetar të infrastrukturës së mbetur të operatorëve ilegal paralajmëron vazhdimin e fazës së dytë për mënjanimin e infrastrukturës së mbetur të operatorëve ilegal.

ART edhe më parë në vazhdimësi ka rikujtuar qytetaret e Republikës së Kosovës që ekskluzivisht të shfrytëzojnë shërbime telekomunikuese të cilat ofrohen nga operatoret dhe ofruesit e shërbimeve telekomunikuese të cilët kanë autorizim/licencë adekuate nga ART, përndryshe institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të mbajnë përgjegjësi për pasojat eventuale gjatë aktiviteteve ditore për jetësim të ligjeve në fuqi, thuhet në komunikatë.

ART në vazhdimësi ka rikujtuar dhe ftuar ndërmarrjet, grupet ose individët të cilët direkt ose indirekt janë të përfshirë në ofrimin e shërbimeve jo-të autorizuara që të ndërpresin aktivitetet e tilla, përndryshe masa rigoroze sanksionuese ndaj personave juridik dhe fizik do të jenë të pashmangshme.

Gjithashtu ART i bën me dije edhe transmetuesve radiodifuziv të cilët përdorin linqe mikrovalore dhe nuk posedojnë licencë adekuate nga ART se obligohen që në një afat sa më të shkurtër të aplikojnë pranë ART dhe të përmbushin obligimet e tyre ligjore siç edhe janë udhëzuar edhe gjatë takimeve konsultative të organizuara dhe ndërmjetësuara nga Komisioni i Pavarur i Mediave, në të kundërtën, këto operime nga ana e ART-së do të trajtohen si veprime të pa-autorizuara dhe të sanksionueshme me ligjet në fuqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)