22 Gusht 2019

ARKEP fiton kontestin gjyqësor në vlerë prej 11 milion euro

Prishtinë, 9 nëntor - Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) sot ka pranuar, pas një procesi të gjatë gjyqësor, Aktgjykimin Refuzues,  me numër 624/16, nga  Gjykata Themelore - Departamenti për çështje ekonomike në Prishtinë ndaj kërkese padisë së ndërmarrjes “Aurora Israphone”  me objekt të kontekstit “Kompensimi dëmit për fitimin e humbur”.

Ky proces ka filluar që nga viti 2010, ku janë mbajtur një numër mjaftë i madh i seancave gjyqësore, e ku pala paditëse ka kërkuar kompensimin e dëmit në vlerë prej 11 milion eurosh nga PTK dhe ARKEP.

Në këtë proces ARKEP është përfaqësuar dinjëtetshëm dhe në mënyrë profesionale nga zyrtarët: znj. Rrezarta Ajeti dhe z. Ilir Imeri.

Kështu, pas një periudhe të gjatë të shqyrtimit të kësaj lënde, në të cilin janë trajtuar një numër i konsiderueshëm i provave materiale, ARKEP ka arritur me sukses të dëshmoj dhe vërtetoj të drejtën e saj, si një Rregullator i pavarur dhe i pa anshëm ndaj të gjithë ofruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Kosovës. 

Në funksion të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive, të cilat dalin nga Ligji për Komunikimet Elektronike, ARKEP mbetet i përkushtuar në vazhdimësi për rregullimin e tregut mbi bazën e parimeve themelore, të cilat garantojnë konkurrencë efektive, transparencë, mosdiskriminim dhe para së gjithash mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 gusht 2019

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimit të Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës organizon vendosjen e pesë njësive shtesë të pemëve për pastrimin e ajrit në sheshin "Zahir Pajaziti" ku do të jetë prezent dhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. (Sheshi i 'Zahir Pajazitit', ora 10:00)

 - Mbahet dita e tretë e Etnofestit në të cilën do të mbahet punëtoria kreative, instalacione me atelje te pikëtorëve dhe skulptorëve, punime artizanale, etj. (Ambientet e Etnofestit në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës se Istogut, Haki Rugova do të organizojë dëgjimin me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2020-2022. (Salla e Kuvendit Komunal në Istog, Kati III, ora 11:00) 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 13:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Termokis, ora 20:00)