20 Prill 2024

ANP, tani aterrimet me vetëm 300 metra dukshmëri

Prishtinë, 26 shtator - Problemet e mjegullës, të cilat prej vitesh kanë shkaktuar vonesa dhe anulime gjatë fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pritet të jenë më të vogla dhe minimale tani e tutje, pasi zyrtarisht Aeroporti i vetëm në Kosovë ka kaluar nga niveli i parë i aeroporteve që ka qenë deri më tash, në kategorinë e Aeroporteve me nivel të dytë.

Kjo në saje në investimeve të mëdha që janë bërë gjatë gjithë kësaj kohe, të cilat mundësojnë që aeroplanët të aterojnë në mot me mjegull dhe me dukshmëri vetëm 300 metra.

Deri tani kufiri limit zyrtar i aterimit për aeroplanët në mot me mjegull ka qenë 700 metra.

“Investimet kapitale të përfunduara më parë dhe plotësimi i një varg kushtesh dhe standardesh tjera të sigurisë të kërkuara sipas rregulloreve vendore dhe atyre ndërkombëtare në fushën e aviacionit civil, të cilat u konfirmuan zyrtarisht nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës pas inpektimeve të shumta, na lejon që të kalojmë në një kategori më të lartë të operimeve, nga kategoria I-rë në kategorinë e II-të. Kjo mundëson që gjatë sezonit dimror dhe veçmas në mot me mjegull të jemi më operativ dhe më fleksibël në raport më fluturimet e aeroplanëve”, tha Drejtori Menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa.

Sipas tij, të gjitha Organizatat Ndërkombëtare dhe aviokompanitë që operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës do të njoftohen nëpërmjet sistemit te komunikimit global aeronautik të telekomunikacionit për këtë ndryshim të rëndësishëm në ANP.

Nga ana tjetër, Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës Driton Gjonbalaj, potencoi se për të kaluar në kategorinë e nivelit të dytë të Aeroporteteve është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

“Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për të operuar me Sistem të Aterrimit Instrumental të kategorisë.  Ky sistem mundëson aterrimin edhe në dukshmëri shumë më të vogël atmosferike. Përveç invenstimeve të mëdha në infrastrukturë dhe ndriçim, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është dashur t’i përmbushë edhe një numër kushtesh që lidhen me kërkesat e standardeve të sigurisë të Konventës së Çikagos, e cila është e aplikueshme edhe në Republikën e Kosovës”. tha Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Driton Gjonbalaj.

Sipas tij, ky avansim do të bëhet i ditur për tërë industrinë e aviacionit në botë përmes rrjetit global aeronautik të telekomunikacionit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)