28 Mars 2024

Ambasadori Kosnett mirëpret luftën kundër korrupsionit

Prishtinë, 9 mars - Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, sot priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Në këtë takim njoftues, Abdixhiku e informoi ambasadorin se çfarë është paraparë në planin qeverisës për infrastrukturën dhe mjedisin, përfshirë këtu edhe projektet të cilat do të trajtohen me prioritet.

Më tutje, ministri theksoi vendosmërinë e tij për ta bërë MIA-n, si një nga ministritë më të mëdha në qeverinë e Republikës së Kosovës, një dikaster transparent për të gjithë.

Ambasadori Kosnett, tha se mirëpret luftën kundër korrupsionit dhe shprehu gatishmërinë për të ndihmuar institucionet e vendit, në realizimin e punëve të mira për Kosovën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)