29 Mars 2024

Alshiqi: Shala po i ulë vlerën PTK

Prishtinë, 8 tetor - Kryesia e Sindikatës së Pavarur e PTK-së ka akuzuar Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala se është duke ia ulur vlerën PTK-së. Kryetari i Sindikatës së PTK-së, Milazim Alshiqi kërkon nga Shala që të iniciojë procedurën dhe të merr vendim Qeveria e Kosovës,  për anulimin e vendimeve me të cilat është dëmtuar PTK, në kuptimin e vazhdimit të  projekteve sepse bllokimi i projekteve është duke i shkaktuar shumë probleme në zhvillim PTK-së.

“Nëse projektet zhvillimore të PTK-së të aprovuara nga menaxhmenti në krye me Shyqyri Haxhën të bllokuar me vendimin e Ahmet Shala nuk debllokohen urgjentisht përgjegjësin për të gjitha pasojat negative do të bartë Ahmet Shala”, tha Alshiqi.

Ai kërkoi nga qeveria të na mundësoi pjesëmarrjen në takimet e bordit të PTK-së si anëtar i rregullt i bordit.

“Kërkesën e arsyetojmë me argumente që tregojnë se SP e PTK-së me punën e vet është imponuar si faktor i cili pozitivisht po ndikon në ngritjen e vlerës së PTK-së.
Faktet dhe gjendja financiare për 6 mujorin e parë të këtij viti tregojnë të se PTK ka rritje të të hyrave”, tha ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)