20 Prill 2024

“Alitalia” do të shkurtojë edhe 1.400 vende të punës

Romë, 21 shtator - Aviotransportuesi italian “Alitalia” është duke shqyrtuar mundësinë e largimit të edhe 1.400 të punësuarve dhe me siguri nuk do të përtërijë marrëveshje për kohë të përcaktuar për 600 të punësuar, transmetojnë mediumet italiane.

Shefi i “Alitalia” Roko Sabeli në fillim të mujait paralajmëroi se 12.600 vendet e tanishme të punës do të shkurtohen për 1.400 të punësuar që është në pajtim me planin e rikonstruimit të kompanisë.

Sabeli planifikon edhe kursim prej 108 milionë eurove në gjysmën tjetër të vitit, me shitje të servisit për mirëmbajtje dhe pajisje, transmeton :Korijere dela sera”.

“Alitalia” edhe përkundër një sërë grevash të të punësuarve, tashmë përjashtoi 3.000 persona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)