19 Prill 2024

Aktakuzë për shoferin e autobusit që rrezikojë jetën e 23 personave

Pejë,13 dhjetor - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër S.K., për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, nga  neni 378 paragrafi 8, lidhur me paragrafin 4 dhe paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri S. K., më datën 5 maj të viti 2018, në rrugën Istog-Novosellë, tek vendi i quajtur Dydesh, derisa ishte duke drejtuar autobusin e markës Iveco, me të cilin po transportonte pasagjerë, duke mos u kushtuar kujdes kushteve të rrugës dhe  mospërshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin mbi autobus dhe  del nga korsia e rrugës, ku përplaset për disa lisa, ashtu që si pasojë e kësaj  5 (pesë) udhëtarë kanë pësuar lëndime të rënda trupore, kurse 18 (tetëmbëdhjete) të tjerëve u janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)