19 Prill 2024

Aksidentohet në Serbi autobusi nga Kosova, 9 të lënduar

Prishtinë, 12 janar - Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se nëntë udhëtarët që u lënduan në një aksident në Serbi të një autobusi nga Kosova, janë jashtë rrezikut për jetë.

Autobusi i linjës Prishtinë-Grac ka ndodhur rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit në Serbi.

“Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz. Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit”, tha Qeveria e Kosovës.

Ekzekutivi tha se institucionet e Kosovës po bëjnë gjithçka për të ndihmuar të prekurit në këtë aksident.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)