21 Tetor 2019

AKREP ja bart VALA-se numrat e Z-mobile

Prishtinë, 25 shtator - Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka marrë vendim që me qëllim të dhënies së mundësisë së përdoruesve fundor për vijimësi të shërbimeve, numeracioni i cili është aktualisht në dispozicion për nevoja të operatorit virtual “Dardafone.net”, pas kalimit të periudhës tranzitore, t'i kaloj për përdorim operatorit amë rrjetit të telefonisë, përkatësisht “Telekomit të Kosovës”.

"Bordi Drejtues i ARKEP në mbledhjen e me mbajtur me datë 25 Shtator 2019, pas analizimit të situatës së krijuar si rezultat i mos vazhdimit të raportit komercial ndërmjet operatorit të rrjetit të telefonisë “Telekomi i Kosovës” dhe operatorit virtual të rrjetit “Dardafon.net”, i cili raport ka qenë i bazuar në marrëveshje komerciale, duke pasur parasysh dispozitat ligjore dhe rregullative aktualisht në fuqi, si dhe pas marrjes së opinioneve profesionale të Entit të Rregullatorëve Evropian për Komunikime Elektronike (Body of Eruopean Regulators for Electronic Communications -  BEREC), kompanisë së specializuar për rregullimin e telekomunikacionit me bazë në Bruksel “Cullen International” si dhe trajtimit të kësaj çështje brenda autoritetit, ka marrë vendim që me qëllim të dhënies së mundësisë së përdoruesve fundor për vijimësi të shërbimeve, numeracioni i cili është aktualisht në dispozicion për nevoja të operatorit virtual “Dardafone.net”, pas kalimit të periudhës tranzitore, ti kaloj për përdorim operatorit amë rrjetit të telefonisë, përkatësisht “Telekomit të Kosovës”", thekson AKREP.

ARKEP njofton shfrytëzuesit e telefonisë mobile që shërbimi për ta nuk do të ketë ndërprerje në asnjë moment.

ARKEP në funksion të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive, të cilat dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Ligji bazë për Komunikimet Elektronike mbetet i përkushtuar në vazhdimësi për rregullimin e tregut në kuadër të mandatit që ka dhe mbi bazën e parimeve themelore, të cilat garantojnë konkurrencë efektive, transparencë, mos diskriminim dhe para së gjithash mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.

 2019

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019 - Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Aleanca Kosovare e Biznesve dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet  organizojnë ceremoninë zyrtare të vlerësimit për Vasfije Krasniqi-Goodman si Misionare e Paqës. (Zyrat e Misionit Diplomatik në Tiranë, rruga Donika Kastrioti, P14 Ap.3E, ora 12:00)

- Zyra e BE-së rganizon një vizitë në shkollën 'Nim Frashëri' e cila së shpejti do të lidhet me rrjetin e ngrohjes qendrore të ofruar nga Termokosi. (Shkolla “Naim Frashëri”, ora 14:30)