29 Mars 2024

Ahmetxhekaj e Halili hetohen nga Njësia e Veçantë e Hetimeve të Prokurorisë

Prishtinë, 13 korrik - Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës ka njoftuar se Agjencia Antikorrupcion e ka njoftuar zyrtarisht kryetarin e Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxhën  për vendimin lidhur me rastin  Ahmexhekaj-Halili, rast i cili për tash e pesë muaj është denoncuar në njësinë e hetimeve në Antikorrupcion.

Në vendimin e AKK-së thuhet se rasti është duke u hetuar nga Njësia e Veçantë e Hetimeve sipas autorizimit të  Prokurorisë Speciale, dhe i gjithë dokumentacioni i grumbulluar nga Antikorrupcioni  i është dorëzuar prokurorisë.

Rasti ka të bëjë me ndërhyrjen në gjykatë  të Shkumbin Ahmetxhekaj në janar të këtij viti, me çrast ishin krijuar favore, përfshirë ato financiare, për Arsim Halilin, në dëm të buxhetit të RTK-së.

Siç jeni në dijeni, vetëm disa ditë pasi ishte emëruar në postin e ud.drejtorit gjeneral nga Bordi i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj kishte ndërhyrë në Gjykatën e Apelit dhe kishte tërhequr padinë e RTK-së ndaj Arsim Halilit. Me këtë ndërhyrje ai i kishte shkaktuar RTK-se dëm financiar në vlerë prej 21 mijë euro mjete të cilat do të shkonin në llogarinë e Arsim Halilit.

Përveç dëmit financiar, me ndërhyrjen në Gjykatë z.Ahmetxhekaj e kishte pastruar dosjen e Arsim Hallilit e cila ishte pengesë per ta emëruar atë në postin e ud. zv. drejtorit gjeneral. Menjëherë pas eliminimit të kësaj pengese ai e emëron z. Halili ud.zv. drejtor gjeneral.

SPRTK në kohë kishte shprehur dyshimin se ky rast paraqet keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi që dy personat e perfshirë në hetim janë në krye te RTK-së, njeri drejtor gjeneral dhe tjetri ud.zv. drejtor gjeneral.

Arsim Halili ishte dënuar nga Komisioni diciplinor i RTK-së për fyerje të komunitetit LGBTI.

Për rastin e Arsim Halilit kishte lëshuar vendim edhe Keshilli i Mediave te Shkruara (KMShK) në të cilin ndër të tjera thuhet : Në postimin e Arsim Halilit ka gjuhë te papranueshme, madje denigruese ndaj komunitetit LGBTI.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)